KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa fshatra të Drenasit

KEDS ka njoftuar se të martën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Drenasit. Këto ndërprerje vijnë pasi do të ketë punime të domosdoshme për siguri të sistemit.
Njoftimi i KEDS:
TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
Dalja 10kV Llapushnik (kodi: 16023003) prej orës 11:00 deri 12:00 dhe nga ora 13:00 deri 15:00
Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnik dhe Kleçkë e Re.
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve të mbingarkuar në TS Negrovc të Pllavit dhe TS Berisha te antenat.
2.
TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Hajvalia (kodi 10014002) prej orës 10:00 deri në ora 12:00
Vendet: Hajvalia
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve të mbingarkuar në TS Hajvali xhamia.
***
Punime në projekte investive
1.
Në TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:
TS 10/04 kV Potok te Haxhovit (kodi: 16100005044) prej orës 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: Potok te Haxhovitë.
Arsyeja: Kyçje e konsumatorëve në rrjetin e ri.