Është nga Malisheva, nëse e shihni lajmërojeni menjëherë Policinë
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë/Letër rreshtim të Gjykatës Themelore nё Gjakovё, dhe Gjykatës Themelore Prishtinë me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij për të dërguar në vuajtje të dënimit pre 6 vjet e 6 muaj, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
Ramadan (Feriz) Sopaj i lindur me 03.05.1955 nё fshatin Janqishtë,Komuna e Malishevës.
I dënuari është i kërkuar për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale:
Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç Sulm seksual
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)029 269 007 -S.Policor Malishevë-Drejtoria Rajonale Gjakovë E-mail adresa: info@kosovopolice.com