Tërsteniku në terr, banorët akuzojnë KEDS-in

 

Banorët e disa lagjeve të Tërstenikut, janë ankuar sonte në portalin DrenicaOnline se nuk kanë energji elektrike që 24 orë.

Sipas tyre, lagjet Munushi, Franca, Qallapeku, Llazicani kanë mbetur pa energji elektrike që nga e marta dhe aty ende nuk është rregulluar prishja.

Sipas një banori, KEDS sot ka qenë në vendin e prishjes por ju kanë thënë se nuk e kanë ekskavatorin në Drenas dhe duhet pritur derisa ta sjellin nga Podujeva.

Banorët e këtyre tri lagjeve janë revoltuar në KEDS duke i akuzuar se kur të vije koha e faturave vijnë me kohë, e kur të është në pyetje rregullimi i shtyllave elektrike vonohen me ditë./DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë