Pse duhet ta votoni NISMA’n Socialdemokrate?

Pak ditë kanë mbetur deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, kur qytetarët e Kosovës do ti drejtohen kutive të votimit për të vendosur për të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme.

Një mobilizim i jashtëzakonshëm është duke u parë tek subjekti politik NISMA Socialdemokrate e cila këto ditë fushate po takon qytetarët për të prezantuar gjithashtu programin e saj qeverisës.

Të shumtë janë përkrahësit që po shihen në të gjitha tubimet e NISMA’s të cilët po përqafojnë programin e saj, nën moton “Me çlirimtarët” dhe në mbrojtje të vlerave kombëtare.

Për dallim nga subjektet e tjera politike në vend, tek të cilat gara po zhvillohet ngushtë në mesin e kandidatëve për deputetë të këtyre partive politike për të mbledhur vota, tek subjekti NISMA‘s Socialdemokrate po vërehet manifestim i frymës mobilizuese për partinë dhe programin e saj, e jo për individë në veçanti.

NISMA në këto palë zgjedhje garon me numrin 121 dhe moton “Me çlirimtarët”, në mbrojtje të vlerave kombëtare. 121 ka qenë edhe numri i Brigadës së pathyeshme “Kumanova”, e komanduar nga Fatmir Limaj, komandant “Çeliku”.

Ani pse në këto zgjedhje NISMA është futur e hendikepuar, në mungesë të zërit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, fryma atdhetare dhe e vlerave kombëtare nuk po i mungon NISMA’s e cila rreth vetes tani ka mbledhur shumë veteranë dhe invalidë të luftës.

Zëri i NISMA’s po dëgjohet tani jo vetëm në zonën e Llapushës, por ka marrë jehonë në çdo cep të vendit.

Të rinj e të reja janë rreshtuar përkrahë komandant “Çelikut” i cili siç ishte i pathyeshëm në luftë dhe në të gjitha proceset kundër tij, ishte i pathyeshëm edhe në të gjitha proceset e shtet ndërtimit dhe zhvillimit të vendit.

NISMA Socialdemokrate pa dyshim se i duhet Kuvendit të Kosovës dhe siç ka qenë e përfaqësuar në tri legjislaturat e fundit, duhet të jetë sërish aty ku ngritët zëri i popullit të çliruar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë