Arben Dautaj merr mbështetje të fuqishme në Drenas

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Dautaj ka qenë sot në Drenas në një tubim madhështor me qytetarët e kësaj komunë.
Dautaj ka vlerësuar lartë dhe është shprehur mirënjohës për përkrahjen e qytetarëve të Drenasit.
“Drenasi është vula e fitores spektakolare të Partisë Demokratike të Kosovës. Me 14 shkurt edhe zyrtarisht fitojmë rimëkëmbjen e vendit me fitoren e PDK-së”, ka shkruar Dautaj në faqen e tij në Facebook.
Në këto zgjedhje, Arben Dautaj garon me numrin 79 dhe kërkon besimin e qytetarëve për të përfaqësuar zërin e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës
#Arben Dautaj79
#PDK134