Të premten Feronikeli nderon kapitenin e ndjerë

Klubi i futbollit Feronikeli, nesër më datë 12 shkurt, do të bëjë homazhe te kapiteni i ndjerë, Rexhep Rexhepi.

Homazhet janë planifikuar të bëhen në orën 11:00, te varrezat e Paklekut, aty ku gjendet varri i kapitenit legjendar të Niklit.

Ky është përvjetori i 22-të i Rexhep Rexhepit, i cili u vra nga forcat serbe në vitin 1998, në fillimet e para të luftës.

Stadiumi i Feronikelit mban me krenari emrin e kapitenit, Rexhep Rexhepi, i cili jeton gjithmonë në mendjet e sportdashësve dhe atdhedashësve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë