Vetura godet shtyllën elektrike në Krikovë të Drenasit, ka të lënduar (Foto)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Krikovë të Drenasit.

Drejtuesi i një veture ka humbur kontrollin gjatë ngasjes së automjetit dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Policia dhe zjarrfikësit e Drenasit menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë kryer punën e tyre.

Sipas lexuesve të DrenicaOnline në këtë aksident ka persona të lënduar të cilët janë dërguar për tretman mjekësor./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë