Lladrovci i përgjigjet Avdullah Hotit: Jemi komuna me performancën më të mirë në Kosovë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, iu ka përgjigjur kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit, rreth qeverisjes, pas vizitës së këtij të fundit në një takim elektoral në Drenas, duke e ngatërruar qeverisjen qendrore me lokale.
Fushata po bëhet për zgjedhjet nacionale. Për zgjedhjet lokale ua garantoj stabilitetin e paluhatshëm të qeverisjes time edhe për një mandat tjetër, ka theksuar z. Lladrovci në rrjetin social.
Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:
Kryeministri në detyrë, miku im Avdullah Hoti, pas takimit me qytetarët në komunën tonë, e paska ngatërrue qeverisjen qendrore me lokale.
Kallxoni dikush edhe një herë se Drenasi është komuna me performancën më të mirë të qeverisjes lokale në Kosovë.
Fushata po bëhet për zgjedhjet nacionale. Për zgjedhjet lokale ua garantoj stabilitetin e paluhatshëm të qeverisjes time edhe për një mandat tjetër!