Rrëfimi se si u vra nëntëvjeçarja në Dobroshevc nga kriminelët serbë (VIDEO)

Askush nuk do të priste që me 12 qershor Serbia do të dorëzohet nga bombardimet e NATO-s e luftës së UÇK-së.

Shumë prindër lanë fëmijë nëpër vende që mendonin që janë të sigurt për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së por askush nga këta luftëtarë nuk do ta besonte se ky regjim kriminal do të qëllonte në fëmijë. E ky regjim vrau edhe një fëmije tjetër me 11 qershor të vitit 1999, pikërisht një ditë pasi të çlirohej vendi.

Besmira Hajdari, 9 vjeçe, nga Dobroshevci i Drenasit ishte ekzekutuar në gjumë nga një paramilitar serb me një plumb në zemër, raporton RTK.

Dhembja është edhe sot dhe rritet veçanërisht kur ky kriminel që vrau këtë fëmijë nuk është vënë ende para drejtësisë, transmeton DrenicaOnline.

Storja në vazhdim:

https://fb.watch/3vua7BXRw0/ 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë