Arben Dautaj: Fushë Kosova dhe e gjithë Kosova është pro frymës Amerikane në Kuvend

Arben Dautaj, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit mbanë numrin 79 në listë, sonte ka takuar qytetarët e Fushë Kosovës, transmeton DrenicaOnline.

“Fushë Kosova e përqafon platformën e rimëkëmbjes, programi i vetëm i cili ju vjen në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Dautaj.

Së bashku me kanditatët për deputetë, Dautaj ka shpalosur programin i cili shtyllë kryesore, sipas tij ka, Ekonominë, Shëndetësinë, Arsimin.

“Fushë Kosova dhe e gjithë Kosova është pro frymës Amerikane në Kuvend. Fushë Kosova dhe e gjithë Kosova është pro Demokracisë Amerikane në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Dautaj.

#PDK134
#Rimëkëmbje
#Enverhoxhaj1
#ArbenDautaj79

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë