Mentor Tershnjaku: Rritja e pagës minimale në vend, jetë më e dinjitetshme!

Kandidati për deputet i Nisma’s Socialdemokrate, Mentor Tershnjaku, ka thënë se rritja e pagës minimale në vend nuk ka ndodhur tashmë një dekadë, që nga viti 2011.
Ai thotë se me ligjin e punës paga minimale duhet të rishikohet çdo fundviti dhe kjo pagë përcaktohet në bazë kritereve si në vijim: kostos së shpenzimeve jetësore, shkallës së papunësisë, gjendjes në tregun e punës dhe shkallës së konkurrencës dhe produktivitetit.
“MPMS e udhëhequr nga Ministri Skender Reçica ka propozuar disa herë rritjen e pagës minimale në vend, mirëpo partnerët politikë tash pretendentët për “fitimin e garës së zgjedhjeve”, nuk e kanë parë të arsyeshme rritjen e pagës minimale, madje e kanë kundërshtuar atë”, ka thënë Mentor Tershnjaku, i cili në listën e Nismës ka numrin 70.
Rritja e pagës minimale, jetë më e dinjitetshme për punëtorët njëkohësisht efikasitet dhe performancë më e lartë në të mirë të punëdhënësve.
Tershnjaku ka thënë se kauza për avancimin e të drejtave të punëtorëve, është kauzë e Socialdemokratëve.
#NISMASOCIALDEMOKRATE121
#MENTORTERSHNJAKU70
#MEÇLIRIMTARËT