“Fluturon” vetura në Llapushnik

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Llapushnik të Drenasit.
Një veturë kishte mbetur mbi mbrojtëset anësore të rrugës, mirëpo për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Në vendin e aksidentit është paraqitur policia e trafikut e cila është marr me rastin.