Arben Dautaj takon qytetarët në Mitrovicë, iu premton se do të punojë shumë në Kuvend

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Dautaj, i cili në listë ka numrin 79, sot ka takuar qytetarët e Mitrovicës me të cilët ka bashkëbiseduar për hallet dhe preokupimet që kanë ata, transmeton DrenicaOnline.

Dautaj iu premtoi qytetarëve të Mitrovicës se do punojë në Kuvend dhe do të iniciojë sa më shumë ligje në mënyrë që të rregullohet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës!

Njoftimi i plotë i Arben Dautaj:

Sot në takim me qytetarët e Mitrovicës, bashkë me Bekim Haxhiu (Kamishi).
Bashkë biseduam për hallet e tyre qe i preukopojnë çdo ditë, dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre!
Ata ishin të bindur se vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me platformën e saj rimëkëmbjen mund t’iu dal ballë këtyre problemeve
Unë do jem urë-lidhëse në mes mërgatës shqiptaro-amerikane dhe gjithë mërgatës që jetojnë dhe veprojnë në europë por në shpirt e mendje gjithmonë kan Kosovën
Unë iu premtova qytetarëve të Mitrovices se do punojë në kuvend të inicojmë sa më shumë ligje në mënyrë që të rregullohet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do jenë gjithmonë pranë Kosovës,
Ashtu si Kosova duhet të jetë pranë Amerikës sepse Amerika është ajo e cila na ndihmoi dhe përkrahi gjatë luftës, në procesin e shpalljes së Pavarësisë dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Një copë Kosove që e tërë bota e ka zili.
Një copë pasurie e nëntokës(Trepça) së Kosovës nga miku im Bekim Bajraktari.

#PDK134

#ARBENDAUTAJ79

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë