Votuesit e PDK-së kanë vendosur për numrin 79, Arben Dautaj nga Drenasi i duhet Kuvendit të Kosovës

Numri 79 në listën për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës është i duhuri për tu votuar. Atë në këtë proces zgjedhor e mbanë një i intelektual që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kontribuar në vendlindjen e tij. Arben Dautaj nga Gllanasella e Drenasit i duhet Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton DrenicaOnline.

Ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, bashkëthemelues i klubit atdhetar “Jusuf Gërvalla” në New York, aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues në Dhomën e Tregtisë, në Komitetin e Menaxhimit dhe Bordit të Drejtorëve në New York, është nderë për Partinë Demokratike të Kosovës që ta ketë në listën e saj për deputet.

Arbeni u largua nga Kosova pas demonstratave të vitit 1981 dhe që nga atëherë ai ka qenë aktiv në veprimtarinë politike të shqiptarëve. Prandaj, Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të drejtpërdrejt të shtetndërtimit, zhvillimit dhe të rimëkëmbjes. Dhe PDK ka plan konkret për këtë!

Arbeni, si një biznesmes i suksesshëm, me dijen dhe përvojën e tij, ka vendosur të jetë pjesë e programit të PDK-së.

Pra tani është mundësia që Parlamenti i Kosovës të ketë një zë ndryshe për zhvillimet më të rëndësishme të Kosovës, një zë që vjen nga shteti më demokratik në botë, një zë që vazhdimisht thërret fuqishëm për vendlindjen./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë