Vetaksident në Skënderaj, dy persona dërgohen në QKUK

Një vetaksident ka ndodhur dje, rreth orës 12:30 në fshatin Polac të Skënderajt, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se deri te vetaksidenti ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur jashtë rrugës në një pemë.
Siç ka mësuar gazeta, të lënduarit kanë marrur tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe më pas janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.