Pse duhet ta votoni Ganimete Musliun?

Deputetja e disa legjislaturave Ganimete Musliu është sërish në garë për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja më e zëshme e Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit mbanë numrin 12 dhe kërkon mbështetjen e qytetarëve në këtë garë, transmeton DrenicaOnline.
Zëri i saj, kontributi dhe angazhimi i vazhdueshëm ka bërë që ajo të dalë çdo herë një ndër femrat më të votuara në të gjitha proceset zgjedhore ku ajo kishte kandiduar.
Ganimete Musliu, njihet si deputete e zonja dhe e pandikuar në votën e saj për procese shtetërore dhe në interes të qytetarëve.
Ajo voton sipas bindjeve të saj dhe jo siç mendon, lideri, partia apo grupe të caktuara politike.
Musliu ka qenë gjithnjë e zëshme në mbrojtje të kauzave më të rëndësishme në të gjitha proceset qoftë të shtetndërtimit, zhvillimit të vendit si dhe gjithnjë e zëshme kundër proceseve të dëmshme për Kosovën.
Ajo vjen nga Drenica aty ky i ka rrënjët Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Musliu është edhe “aktiviste” e madhe e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së dhe vlerave kombëtare.
#PDK134
#GanimeteMusliu12