Kjo është gjendja e sigurisë në Skenderaj

Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, Basri Durmishi tha se gjendja e sigurisë në Skenderaj është e kënaqshme dhe shembull për regjionin dhe më gjerë.
Deri të kjo situatë ka ardhur falë bashkëpunimit të policisë me qytetarët dhe institucionet.
Sipas stistikave të prezentuara numri i rasteve në total gjatë vitit 2016 ka shënuar rënie për 12 përqind, ndërsa numri i veprave penale për 18.4 përqind.
Durmishi ka theksuar po ashtu se edhe sa i përket lëvizjes së lirë gjendja është e mirë, duke pasur parasysh edhe vendbanimet ku jetojnë pjesëtarë të pakicës serbe.