Kurti pritet me britma Thaçi-Thaçi, UÇK-UÇK në Skenderaj, po ruhet nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po mban tubim elektoral në Skenderaj. Por atje, kandidatit të VV’së për kryeministër i është dashur mbrojtja nga Njësia Speciale e Kosovës.
Në pamjet që ka siguruar IndeskOnline shihet se tubimi i Kurtit është ruajtur nga Njësia Speciale.
Skenderaj njihet historikisht që ka përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës, por si duket nuk e kanë disponimin e mirë që në qytet të tyrin të vije Albin Kurti.
Qytetarë të shumtë kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.