Bashkëshortin e saj e njohin të gjithë, pasi tani drejton Komunën e Drenasit, por “famën” e arriti gjatë fushatës zgjedhore.
Thënja e njohur se “Pas çdo burri të suksesshëm, fshihet një grua”, duket se vertetohet tek bashkëshortja e Ramiz Lladrovcit, Shemsija, shkruan “Magazina.al”
Shemsija ka treguar se i ka qëndruar gjithmonë pranë bashkëshortit, duke e përkrahur dhe këshilluar, pasi Lladrovci para se të bëhej krytar komune, ishte Ambasador i Kosovës në Tiranë dhe këshillat e bashkëshortes duket se e kanë ndihmuar edhe gjatë fushatës zgjedhore.
Përveç këshillave të dobishme, Shemsija shquhet edhe për pamjen e saj prej një zonje të vërtetë, shkruan “Magazina.al”
Mjafton t’i shohësh disa fotografi dhe vëren stilin dhe sharmin e saj e cila tani mban epitetin e “Zonjës së parë” në Komunën e Drenasit



