Thirrje publike për subvencionim me mjete financiare për NMVM

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik informon të gjithë përfaqësuesit e bizneseve se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) me qëllim të zvogëlimit të deficitit tregtar dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), rritjen e investimeve, të eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës, do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet NMVM sipas kategorive të tyre, si në vijim:
Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor), vlera totale e granateve do te jetë 250,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 15,000.00 EURO;
Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor), vlera totale e granateve do të jetë 150,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 30,000.00 EURO;
Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor), vlera totale e granateve do te jetë 100,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50 % e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 50,000.00 EURO.
Aplikuesi i cili aplikon për subvencione dhe transfere në Ministri, duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës.
Periudha e aplikimit:
Njoftimi për thirrje publike është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Tregtisë dhe http://xn--industrismti-9eb.rks-gov.net/ dhe KIESA-s kiesa.rks-gov.net. Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë sipas thirrjes publike duhet të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin në zyrën e arkivit të Ministrisë në formë fizike dhe në CD, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Rr. Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p. n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.
Afati i fundit për shprehje të interesit është deri më datë 12.02.2021në orën 16:00 dhe aplikimet pas këtij orari nuk pranohen nga zyra e Arkivit të Ministrisë.
Për çdo informacion shtesë, ju lutëm të drejtoheni tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit.
Si dhe tek linku i MTI, https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,482