Lladrovci organizon takim në fshatin e tij në përkrahje të Arben Dautajt dhe Petrit Hajdarit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim, mësuesin e tij, njëherësh kandidat i PDK-së nga diaspora në ShBA, të cilit i ka ofruar përkrahje të plotë dhe mirënjohje që asnjë herë nuk e ka harruar as vendlindjen as Kosovën, duke u bërë zë i interesit nacional në Amerikë.
Kryetari Lladrovci ka cekur se “pas takimit në komunë, kemi organizuar takim me bashkëfshatarët tanë, ku së bashku me mësuesin Arben Dautaj ishte edhe Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së për zgjedhjet nacionale. Këtu diskutuam për rëndësinë e zgjedhjeve dhe rimëkëmbjen ekonomike si prioritet si dhe përfaqësimin e komunës tonë në Parlamentin e Kosovës. Gjithsesi, kërkova përkrahje të plotë për kandidaturat e tyre për zgjedhjet e 14 Shkurtit.”
Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:
Me krenari e prita në komunë, mësuesin tim, Arben Dautaj, kandidat i PDK-së për deputet, përfaqësues i diasporës tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësuesit tim, Arbenit, ia shpreha respektin e plotë dhe mirënjohjen që asnjë herë, nuk e harroi as vendlindjen, Republikën e Kosovës dhe interesat e qytetarëve tanë, duke u bërë avokat i shquar i Kosovës anekënd ShBA-së.
Në takim, diskutova për të arriturat e komunës tonë dhe pritjet e qytetarëve nga qeverisja e mirë, me transparencë dhe llogaridhënie. Po ashtu, diskutova lidhur me sfidat e komunës dhe qytetarëve tanë.
Pas takimit në komunë, kemi organizuar takim me bashkëfshatarët tanë, ku së bashku me mësuesin Arben Dautaj ishte edhe Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së për zgjedhjet nacionale. Këtu diskutuam për rëndësinë e zgjedhjeve dhe rimëkëmbjen ekonomike si prioritet si dhe përfaqësimin e komunës tonë në Parlamentin e Kosovës. Gjithsesi, kërkova përkrahje të plotë për kandidaturat e tyre për zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Nga bashkëfshatarët, kërkova mbështetje të fuqishme për bashkëvendësin tonë sepse e meriton gjithë respektin tonë, ngase ka dëshmuar se është personalitet i nderuar gjithandej komunitetit shqiptar në Amerikë, një lobues dhe aktivist i madh i çështjes kombëtare pranë institucioneve dhe administratës amerikane. Respektin e madh ndaj mësuesit Arben, e kam parë gjatë qëndrimit në Amerikë, ku më kanë bërë krenar të gjithë shqiptarët që kam takuar atje për veprën atdhetare të mësuesit dhe bashkëvendësit tonë, Arbenin.
Jam i sigurt se sikur deri tash, edhe në Parlamentin e Kosovës, Arbeni dhe Petriti do të na bëjnë krenar, jo vetëm si komunë por edhe më gjerë. Suksese Arben Dautaj dhe Petrit Hajdari!