Gjest i mirë i taksistit në Skenderaj, telefonin e gjetur në rrugë e dorëzon në polici!

Gjestet e njerëzve të mirë në Skenderaj nuk kanë të ndalur.

Pasi javë më parë dy nxënës gjeten një kuletë me para, e të cilën e dorëzuan në polici edhe dje ndodhi një rast i ngjashëm.

Taksisti Sefedin Hasanaj nga Skenderaj ka gjetur një telefon, vlera e të cilit është e madhe dhe të njëjtin e ka dorëzuar menjëherë në Stacionin Policor në Skenderaj.

Telefoni sipas taksistit është gjetur në rrugën “Ilaz Kodra”, afër Stacionit të Autobusëve.

Ai shpreson që do të gjendet pronari i tij.

Veprimet e tilla janë për tu përshëndetur dhe verësuar lartë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë