Komuna e Drenasit njofton për gjendjën e rrugëve

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por me disa vështirësi pas të reshurave të shiut e borës, ndaj kërkojmë nga ana juaj të keni kujdes në ngasje dhe të shmangni daljet e panevojshme.
Ndonëse tri ekipe me mjete për largimin e borës dhe vendosjen e krypes, janë që nga orët e hershme të mëngjesit në terren, megjithatë reshjet e dendura të shiut e borës, kanë vështirësuar qarkullimin.
Ndërsa rrugët regjionale, sikur ajo Komoran-Drenas-Skenderaj dhe të të gjitha rrugët tjera regjionale e ato rajonale, mirëmbajtja e tyre është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ju faleminderit për mirëkuptim!