Po punohet në zhbllokimin e rrugëve në komunën e Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike në vazhdimësi po kujdeset për pastrimin e rrugëve, ku aktualisht sonte po pastrohet rruga në lagjen Rrustemaj në Qubrel, pas bllokimit të saj nga vërshimet e ditës së djeshme.
“Puna vazhdon pa u ndalur në të gjitha lokacionet me rrezikshmeri, sipas radhes dhe kapaciteteve që kemi”, është shprehur Kryetari Jashari.
Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë emergjente të lajmërohen tek drejtoria e shërbimeve publike, në numrat e telefonit: 044/ 273-176 dhe 048/300-087.
Jashari po ashtu apeloi qytetarët që të rrisin kujdesin dhe të mos lëvizin në zonat me rrezikshmëri.