Lladrovci, Morina dhe Nura bëjnë homazhe në Likoshan e Qirez

Më rastin e shënimit të 19 – vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Qirezit, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe Komandantin e SP në Drenas, Driton Morina me bashkëpunëtor si dhe Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura me stafin e tij bënë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Likoshan dhe Qirez.
Gjithashtu Kryetari Lladrovci dhe Nënkryetari Nura me stafin e tyre vizituan familjet Sejdiu, Nebihu, Rexhepi dhe Ahmeti.