VV në Drenas: PDK po tenton ta kthejë në votë emërtimin e rrugëve

Shemsi Elezi, Kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas ka deklaruar se emërtimi i rrugëve, rrugicave dhe objekteve tjera publike që katër vite pa u përfunduar me të vetmin qëllim zvarritjen e këtij procesi deri në pafundësi.
“Deri tani ky proces për interesa personale të disa individëve që ende presin të përfitojnë nga familjet që kanë dhënë kontribut të çmueshëm në etapa të ndryshme të historisë”, ka thënë Elezi.
Populli thotë “kur një punë niset me sherr e dallavere ajo nuk ka si të përfundojë më mirë”.
“Partia në pushtet bashkë me disa njerëz lakmitar edhe emërtimin e rrugëve e institucioneve publike mundohet ta kthej në votë çka është mëkati më i madh që i bëhet kësaj treve e cila dha shumë për lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Në fund ai ju ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë në vendimmarrje që të lënë inatet e tyre personale dhe interesat e tyre e të marrin vendime meritore./DrenicaOnline/
Na ndiqni ne facebook: KLIKO KETU