Aktakuza ndaj Shefqet Krasniqit – Ja për çka po ndiqet ai nga shteti

Ligjëratat e Shefqet Krasniqit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, e edhe ato përmes rrjeteve sociale, vazhdimisht janë konsideruar nxitëse dhe kontroverse, ndaj edhe iu është ngritur aktakuzë. Por, imami që kishte arritur të bënte ndikim tek myslimanet në Kosovës përmes deklaratave të tija, nuk po akuzohet vetëm për vepra penale që lidhen me terrorizëm dhe nxitje të urrejtës. Ndaj tij, Prokuroria Speciale pretendon se ka prova edhe krime ekonomike, si shmangia e tatimeve.

Mbi 20 mijë Euro po dyshohet se iu shmang tatim shtetit imami Shefqet Krasnqi, përmes biznesit të tij N.T. ‘Portat’ që merrej me shitjen e dyerve dhe dritareve. Prokuroria Speciale, në aktakuzën ndaj imamit kontrovers, të zyrtarizuar të hënën, pretendon se Krasniqi shmangjen e tatimeve e bëri qëllimisht, duke dekrlaur të dhëna të pa sakta.

Në fletë-arrestin ndaj Shefqet Krasniqit, në vitin 2014, mediat kishin raportuar se thuhej imami ka pranuar fonde nga organizata të ndryshme, në mesin e tyre edhe atë Al Haramain, organizatë e lidhur me Al-Qaedan. Një pjesë e madhe e këtyre fondeve pretendohej se Krasniqit i kanë përfunduar në llogarinë e biznesit të tij NTP “Portat”.

“I pandehuri i lartcekur si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë tё dhëna tё pasakta, si dhe nuk i deklaruar tё dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë tё përgjithshme prej  20,208.57 €”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzë ndaj Krasniqit, përcjellë Gazeta Express.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Shefqet Krasniqit për tri vepra penale: “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, sipas nenit 141 tё KPK, “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, sipas nenit 147, paragrafi 2 i KPK, dhe “Shmangia nga Tatimi” sipas nenit 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 tё Kodit Penal tё Republikës se Kosovës.

Sipas aktakuzës, Krasniqi, gjatë intervalit kohorë 2013 dhe 2014, në vazhdimësi përmes ligjërimeve të tija ka nxitur kryerjen e veprave që ndërlidhen me terrorizmin dhe ka nxitur urrejtje në vend. Derisa, shmangiet e tatimeve i ka bërë qysh nga viti 2011, deri në vitin e kaluar – 2016.

“I pandehuri Sh.K. në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij tё drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë tё tjerёt ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, si dhe ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës”, pretendon Prokuroria Speciale.

Për tu ngritur kjo aktakuzë, Prokurorit vendor të rastit ju deshën më shumë se dy vite hetime.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë