Gjuajtje me armë në Skenderaj, goditet një veturë

Një person nga Skenderaj ka raportuar në polici se një plumb qorr ka goditur xhamin e përparmë të veturës së tij, raporton DrenicaOnline.
Viktima raporton se gjersa ishte në lëvizje me veturën e tij plumbi e kishte goditur atë.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilat po merren me rastin./DrenicaOnline/
Na ndiqni ne Facebook: KLIKO KETU