Ish-pjesëtarja e UÇK-së nga Drenasi falënderon Behgjet Pacollin që ja shpëtoi jetën

 

Aleanca Kosova e Re (AKR) të shtunën ka mbajtur Kongresin e katërt zgjedhor, pas zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president të partisë. Në këtë kongres përveç anëtarëve të AKR-së, mysafirë ishin edhe ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç por edhe përfaqësues të subjekteve politike në vend dhe të tjerë.

Ajo që tërhoqi vëmendje në këtë kongres ishte edhe fjalimi i një ish pjesëtareje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi.

Leonora Buçinca, ish-pjesëtare e UÇK-së e plagosur në kufi,  pas përfundimit të luftës kishte kërkuar fatin e jetës së saj në mërgim, në Itali, raporton DrenicaOnline.

Ajo duke folur rreth sfidave që ka kaluar së bashku me shumë ish luftëtarë të UÇK-së, Leonora e falënderoi Presidentin Behgjet Pacolli për ndihmën e tij të pakursyer ndaj kategorive të dala nga lufta.

Një familje nga Kosova i kishte rrëfyer Leonores se një njeri nga Kosova i kishte shpëtuar jetën asaj dhe familjes së saj dhe se kuptoi që ky njeri ishte Behgjet Pacolli./DrenicaOnline/

Na ndiqni edhe në Facebook: KLIKO KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë