Krasniqi për Demaçin: Dashuria e tij për kombin, hyjnore

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka uruar Adem Demaçin në 81-vjetorin e lindjes së tij.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Krasniqi e ka përshkruar si “hyjnore” dashurinë e Demaçit për kombin e atdheut.
“Hyjnore, dashuria e thjeshtësia e tij për kombin e atdheun, që ne vdekatarët edhe nuk e pamë ose nuk deshëm ta shohim e as ta shihnin! Ne e kishim shpëtimtarin Adem Demaçi në mesin tonë, dhe ai në momente kaloi pranë nesh krejt pavërejtshëm, bile shumë pavërejtshëm, ndërsa ne, bashkëkombësit e tij, shpirtin, jetën dhe perspektivën tonë e të fëmijëve ua lamë në duar të dyshimta”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se “Demaçi edhe në ditëlindjen e 81-të mbetet njëri nga shtyllat e rralla të lirisë e të Pavarësisë sonë”.