I burgosuri që vdiq mbrëmë, ishte i dënuar për vrasjen e dy vëllëzerve Leci

Mbrëmë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosuri Hasan Beqiri.

78-vjeçari ishte arrestuar për vitit 2006, bëjnë të ditur burime të IndeksOnlinet.

Beqiri ishte shpallur fajtor për vrasjen e dy vëllëzërve Leci dhe është dënuar për veprën penale, vrasje e rëndë dhe pronësi, posedim dhe kontroll ose përdorim i paautorizuar i armëve.

Gjykata e shkallës së parë e pati dënuar Beqirin fillimisht me një dënim të përgjithshëm prej njëzet e dy (22) vjetësh burgim. Pas ankesës, Gjykata Supreme e ka anuluar vendimin dhe e ka dërguar rastin për rigjykim.

Trupi gjykues e pati shpallur  Beqirin sërish fajtor, duke e dënuar me njëzet e dy (22) vjet burgim. Dënimi ishte ndryshuar dhe plotësuar pas ankesës, dhe i pandehuri qedënuar me dënim të përgjithshëm prej njëzet e pesë (25) vjetësh burgim.  

Ndryshe, Hasan Beqiri ishte i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve, Ardian Leci dhe Dritan Leci, në fshatin  Babimoc, Komuna e Obiliqit. Vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me pronësinë e një ngastre bujqësore. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë