Qyteti i Drenasit bëhet me rrugë dy kahore (Foto)

Rrugët në qytetin e Drenasit do të jenë dy kahore. Ndonëse vendimi ishte marrë kohë më parë, Drejtoria e Shërbimeve Publike mbrëm ka vendos shenjat e reja rrugore, duke bërë ndryshime në qarkullimin rrugorë, njofton drenicapress.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, znj. Lumnije Krapi gjatë monitorimit të punimeve, potencoi se punët për këtë projekt kemi vendosur t’i përfundojmë të shtunën për shkak se kumunikacioni është më pak i ngarkuar.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë do të vazhdojë me projektet tjera, me qëllim që t’ua lehtësojë jetesën qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Komuna e Drenasit më herët pat njoftuar se rruga “14 Qershori” të kalohet në rrugë për qarkullim dy kahorë dhe të kompletohet me shënjezim përkatës.

Rruga “Bedri Shala”, të kalohet në rrugë për qarkullim dy kahore, prej kryqëzimit me rrugën “Shaban Shala” deri tek rruga “14 Qershori”, dhe njëherit të bëhet shenjezimi adekuat.

Rruga “Xhevat Demaku”, të behët rrugë me perparësi kalimi kundrejt rrugës “Bedri Shala”, që po ashtu të behët edhe ndërrimi i shenjave përkatëse. Në rrugën “Skënderbeu”, tek rrethi në hyrje të qytetit të Drenasit të vendosen shenjat për ndalim parkingu, ne anën e rrugës nga varrezat. Po ashtu shenjat për ndalim parkingu të vendosen edhe në rrugën “Xhevat Demaku, tek rrethi i vogël të Qendra e Mjekësisë Familjare.

Komisioni po ashtu ka shqyrtuar mundësin e kufizimit të një pjesë të parkingut afër objektit të Komunës se re. Këto janë ndryshimet të cilat janë vendosur në mbledhjen e Komisionit për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve ne qendër të qytetit të Drenasit. /Drenica Press/

No automatic alt text available.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë