Opozita e Drenasit ironizon me prerjen e shiritave nga pushteti (Foto)

Sot “zyrtarisht” përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare në Drenas, Isa Xhemajlaj (Nisma), Xhavit Drenori (Vizioni për Drenasin) dhe Vehbi Berisha (Fjala), prenë shiritin për “fillimin” e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Drenica.
Ky aktivitet i opozitës ka ardhur dy javë pas përurimit të punimeve në lumin Drenica nga Kryetari i Kuvendi Kadri Veseli, Ministri i Ambientit, Ferat Shala dhe kreut të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Opozita ka ironizuar me këtë ngjarje të pushtetit duke thënë se pushteti komunal dhe ai qendror tri herë ka bërë prerjen e shiritit për fillimin e punimeve në këtë projekt por punimet nuk po zhvillohen dot.
Zotimet kanë qenë që ky projekt do të përfundonte qysh në vitin 2014 deri në fshatin Dritan, përkatësisht te Guri i Plakës.
“Nëse veç prerja e shiritave ndihmon në realizimin e projekteve, atëherë edhe NE dhe çdo QYTETARË do të “ndihmojmë” me prerje të shiritave”, kanë thënë përfaqësuesit e opozitës, Isa Xhemajlaj, Xhavit Drenori dhe Vehbi Berisha. Ata i kanë thënë pushtetit lereni prerjen e shiritave, realizoni primtimet e dhëna dhe mos mashtroni./DrenicaOnline/