Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Berisha për vdekjen e profesorit Rasim Berisha

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i a shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Berisha, me rastin e vdekjes së veteranit të arsimit, Prof.Rasim Berisha.

Prof.Rasim Berisha do të përkujtohet si ndër profesorët më të dalluar të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në dekada dhe për kontributin e tij të madh në fushën e mësimdhënies.

“Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë duke pas parasysh kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit dhe atdhetarizmit. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij’, tha mes të tjerash Kryetari Lladrovci.

I ndjeri ishte profesor për shumë dekada i Gjuhës dhe Letërsisë në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Ngushëllime të sinqerta familjes Berisha!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë