Ish-ushtari i UÇK-së mes lotëve rrëfen luftën e Kosovës (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shpërndarë një video emocionale të ish-ushtarit të UÇK-së, Ilir Morina nga Gjakova, i cili ka rrëfyer i përlotur përjetimet e tij në luftën e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ilir Morina në rrëfimin e tij ka zbuluar se i ishte bashkuar UÇK-së në moshën 17-vjeçare, duke qenë në shkollë të mesme, ndërsa ka sjellur momente të dhimbshme nga humbja e shokëve dhe masakrat e kryera nga policia dhe ushtria serbe.

Mes lotëve, ai tregon se si në vijat e frontit ishte plagosur rëndë një nga ushtarët dhe u kishte kërkuar të tjerëve që të mos merren me të, por ta vazhdonin luftën dhe ta shpëtonin popullatën civile.

Teksa kujton masakrat që forcat serbe kishin kryer nëpër Kosovë, e që Morina i kishte parë me sytë e tij, habitet me drejtësinë ndërkombëtare për proceset që ka nisur ndaj UÇK-së.

“Fëmijën e shihshe 8 vjeç – 9 vjeç të premë në fyt. Të kallën gratë, burrat, pleqtë. I kish kallë me shpi. U dukhe me një plaf ose me diçka se u bojke troshë prej të kallnës për me i shti në dhe e me i varrosë.

E ndërsa sot, neve na akuzojnë për krime. Çfarë krime bamë na? Na shkumë në Serbi me i vra atje gra e fëmijë? Jo. Na shkumë i varrosëm ata që na i vranë ata. Që na i prenë, që na i djegën. E sot kur i shoh ushtarët e UÇK-së, udhëheqësit e UÇK-së, ma të mirët, që ata na mësun qysh duhet vendi, sot ballafaqohen me gjykata. Po s’është naj problem, prapë kthehen faqebardhë”, thotë ai.

Më poshtë, mund ta shikoni videon me rrëfimin e Ilir Morinës.

KLIKO KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë