Sot varroset në Zabërgjë, mërgimtari nga Zvicra Vesel Avdylaj
Sot në orën 13 në varrezat e fshatit Zabërgjë të Klinës do të varroset mërgimtari Vesel Avdylaj 32 vjeçar që vdiq në vendin e tij të punës në Zvicër, shkruan Albinfo.ch.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, përmes rrjeteve sociale.
I ndjeri Vesel Avdylaj vdiq në vendin e tij të punës si pasojë e ngufatjes nga gazi në një fabrikë në Zvicër që merret me prodhimin e vajit për automjete.
Mësohet se ai ka lënë pas vetes gruan, një djalë 3 vjeç si dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë.