Mot i mirë, këto janë temperaturat
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë, raporton Express
IHMK ka bërë të ditur se moti i së dielës do të jetë i ngjashëm me atë të së shtunës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.