Rrahja e Azem Deliut, reagon Arbana Xharra

Për sulmin fizik ndaj shkrimtar drenicas, Azem Deliu ka reaguar edhe kryeredaktorja e gazetës Zëri, Arana Xharra. Ajo nëpërmjet profilit të saj në facebook ka thënë se egërsirat si ky individ që e ka sulmuar Deliun, janë duke u rritur në mesin tonë.

Statusi i Arbana Xharrës i plotë:

Një djalë i ri nga Drenica, Azem Deliu, qenka sulmuar fizikisht nga një person, pas një shkrimi që ka bërë në profilin e tij në Facebook për profetin Muhamed. Deliu rastin e rrahjes e ka bërë publik në profilin e tij. Atij i duhet mbështetje publike, sepse grupe radikale këtë duan, të na e fusin friken. Egërsirat si ky individ që e ka sulmuar Deliu, janë duke u rritur në mesin tonë. Kurse Qeveria, e sidomos ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, po e trajton këtë teme me numrin e zvogeluar te luftëtarëve të ISIS-it në Siri dhe Irak, duke mohuar potencialin e brendshëm në rritje të radikalëve që po zgjerohen në heshtje. Në fakultetin e Arkitekturës në UP, 14 studentë kanë refuzuar ta vizatojnë Katedralen sepse është haram. Këtë vend ka me e marrë pusi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë