Zgjerohet Iniciativa Qytetare në Drenas, ja emrat e rinj në udhëheqje

Iniciativa qytetare e Drenasit “Qëndresa” ka mbajtur takimin e radhës me përfaqësues të disa fshatrave.
Kryetari i kësaj Iniciative Murat Bylykbashi ka thënë për DrenicaOnline se mbrëmë, rreth orës 22:00, pas një takimi me përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave të Drenasit, janë plotësuar disa pozita në këtë iniciativë.
“Tani zv/kryetar është emëruar Fatmir Istogu dhe sekretar organizativ Driton Bazaj. Në këtë mbledhje u vendos dhe u autorizuan kryetari, zv/kryetari dhe sekretari që ta përgatitin statutin dhe programin e iniciativës si dhe gjithë dokumentacionin për regjistrim”, ka deklaruar Bylukbashi./DrenicaOnline/
Për më shume lajem nga Drenasi, bëjë LIKE faqen në Facebook: KLIKO KËTU