Kulla e Shaban Polluzhës tash e pesë vjet nuk po përfundohet (Video)

Kanë kaluar pesë vjet që nisi ndërtimi i Kullës së Shaban Polluzhës, e ajo ende nuk u përfundua.

Madje edhe punët që u kryen deri në këtë fazë kanë nisur të shkatërrohen.

Mos përfundimin e kullës së heroit gurthemelin e të cilit e kishte vendosur vet Hashim Thaçi sa ishte kryeministër, stërnipi i Shaban Polluzhës, Zahir Kastrati po e sheh si të pavend karshi veprës së heroit, njofton Klan Kosova.

Madje, pasardhësi i heroit kombëtar ka kritika edhe për ndërtimin e deritashëm që është bërë.

Nipi i Shaban Polluzhës, i cili luftoi kundër komunistëve pas luftës së Dytë Botërore, thotë se këtij vendi duhet ti kthehet nami i dikurshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë