Reagon Lladrovci: Gazetarit i thash “Ah, ç’ja ke futë kot! Video është e montuar

 

Vetëm pak qaste pasi ishte shpërndarë një video e montuar nëpër portale, ku Lladrovci paraqitet se sharë kur është pyetur për çështjen e demarkacionit, ka reaguar vet Lladrovci duke e treguar të vërtetën në këtë rast.

Më poshtë e gjeni reagimin e Lladrovcit:

E konsideroj tendencioze dhe te qellimte lansimin e nje videoje, e cila atakon direkt personalitetin tim, punen dhe gjithe ate qe une perfaqesoj.

Ne nje pyetje te gazetarit, ne sheshin e Prishtines, se çka mendoj une per demarkacionin, jam pergjigjur, duke i thene: “Ah, ç’ja ke fute kot! Si pyetet, ne mes te Prishtines, nje kryetar komune, se çka mendon per demarkacionin?!”

Kjo kunderpyetje retorike, ka qene krejt pergjegjja ime, ne kete pyetje.

Nderkaq, gazetari, te cilin as tani s’e njoh dhe nuk e di se kush ishte, duket qe me qellim e ka montuar dhe keqinterpretuar pergjegjjen time, duke qene krejtesisht tendencioz.

Per ta sqaruar edhe me mire krejt kete, do te ishte mire qe gazetari ta publikoje te tere videon, dhe jo ashtu te montuar dhe me shkeputje.

Andaj, e lus gazetarin qe ta publikoje videon komplet, ku shihet qarte edhe gjestikulimi im, levizja e duarve dhe degjohet krejt ajo qe kam thene.

Konsideroj se keto montime, me qellim terheqjeje te klikueshmerise dhe te shikueshmerise, qe po behen perdite e me shume neper portale dhe media te caktuara, me qellime komerciale, po kuptohen qarte edhe nga opinioni dhe secili prej nesh.

Pra, mos montoni! Punoni! Por, punoni drejt dhe fer!

RLl

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë