Skenderaj vëzhgohet nga 40 kamera të vëndosura nëpër rrugë

Nga sot të gjithë ata që shkelin ligjin duke bërë vepra penale, duke dëmtuar e ndotur hapësirat publike dhe mjedisin në përgjithësi do të identifikohen nga Policia përmes kamerave të sigurisë dhe do të dënohen sipas legjislacionit në fuqi. Kjo është për të mirën e përbashkët, për sigurinë tonë dhe mbrojtjen e mjedisit që na rrethon.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal si dhe me Komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, kanë përuruar sistemin e sigurisë përmes instalimit të kamerave në 40 lokacione në qytetin e Skenderajt.

Kryetari Jashari bëri të ditur se nga sot lëvizjet në Skenderaj do të vëzhgohen 24 orë në ditë nga Policia përmes këtyre kamerave.

“ Kështu synohet që të reduktohen edhe më shumë dukuritë negative dhe ndotjen e dëmtimin e hapësirave publike dhe mjedisit në përgjithësi. Kjo është për të mirën e përbashkët, për sigurinë tonë dhe mbrojtjen e mjedisit që na rrethon”, tha nder të tjera Kryetari Jashari.

Ndërsa Komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, falënderoj Kryetarin Jashari si dhe komunën për këtë projekt duke thënë se këto kamera do të ndihmojnë policinë ne punën e tyre.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, viteve të fundit është shënuar rënie drastike të incidenteve dhe kështu me instalimin e këtyre kamerave do të arrihen edhe më shumë rezultate pozitive në rritjen e nivelit të sigurisë së qytetarëve të Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë