30 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, një rrëfim i padëgjuar më parë i një qytetari
30 vjet me parë, la punëtorinë e tij, e doli në hyrje të Kaçanikut. E më vete atë botë, Hajrullah Hasani, mori edhe kamionetën e tij.
Të premten e 7 shtatorit të vitit 1990, ndonëse nuk e dinte çfarë po ndodhte, ai shërbeu si pikë-referimi i parë për delegatët kosovarë, në një ditë, që do të mbetej në histori.
Por, edhe rreziku ishte i madh.
Para tyre këtu erdhi një patrulle e forcave serbe.
Pak minuta pasi serbët u larguan, këtu mbërrin edhe vetura e parë me delegatë, e që Ustah Lahi siç e njohin këndej, nuk i njihte.
Më vete, Hasani thotë t’i ketë marrë edhe disa të rinj, të cilët do t’i shoqëronin delegatët derisa të vinte koha e seancës së koduar si syneti, e që vendin se ku do të mbahej ajo, as ata vet nuk e dinin.
Ndërkohë, gjatë kohës kur Ustah Lahi po i orientonte delegatët, në shtëpinë e Kulturës ne Kaçanik, puna po zhvillohej me intensitet të lartë.
Rreth orës 17:00 të asaj dite, Isa Gashit, i ishte thënë ta bënte gati këtë sallë.
Por, arsyeja e vërtetë, po mbahej sekret, nga frika së do të binte në veshin e regjimit serb të asaj kohe.
Ndërkohë, në orën 19:30, Gashi, pa tek vinin delegatët një nga një.
Vetëm këtë moment, ai e kuptoi që këtu do të ndodhte diçka shumë më e madhe.
Brenda kësaj salle në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, u mblodhën mbi 100 delegatë të asaj kohe.
Ata do ta miratonin një Kushtetutë, e cila do ta shpallte Kosovën Republikë.
Por, si staf teknik, Isa Gashi, nuk u la të qëndronte në këtë sallë.
Gjithë seancën qe zgjati rreth 35 minuta, Gashi e ndoqi prapa kësaj dere.
Ndërkohë, pas seancës, për t’i ikur gjurmve të shërbimit serb, delegatët u shpërndanë në shtete të ndryshme.
Edhe vet Gashit, pas disa ditëve i ishte thënë të largohet për në Shkup, ku qëndroi mbi 3 muaj.
Ndërkohë, salla ku u mbajt kjo seancë historike, pavarësisht rëndësisë, tani duket që është lënë në harresë.
Këtu nuk ka ndonjë ciceron t’i pres vizitorët, dhe karriget në të cilat u ulën delegatët 3 dekada më parë, janë lënë të dëmtuara në këtë depo të Shtëpisë së Kulturës ne Kaçanik.