Punëtorit të Stacionit Policor në Drenas, Sadik Morinës i jepet lamtumira e fundit

Pjesëtarit të policisë së Kosovës në Drenas, Sadik Morina, nga Çikatova e Vjetër, i cili vdiq sot si pasojë e një sëmundje të shkurtër, i është dhënë lamtumira nga familjarët dhe kolegët e tij, transmeton DrenicaOnline.

Sadiku është varrosur pasditën e sotme në varrezat e fshatit Çikatovë e Vjetër.

Kolegët kanë vënë kurora lulesh mbi varrin e Sadikut, i cili ishte një punëtor shëmbullor në stacionin policor.

Ai do të kujtohet përherë nga familja dhe kolegët si njëri i urtë dhe punëtor./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë