Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Dervishi më rastin e vdekjes së Aziz Dervishit

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, pas marrjes së lajmit për vdekjen e Aziz Dervishit nga Gradica, në emër të Komunës së Drenasit, ka ngushëlluar familjen Dervishi më rastin e humbjes së kryefamiljarit të tyre.
Aziz Qazim Dervishi, ka ndërruar jetë si pasojë e humbjes së luftës ndaj COVID-19 në moshën 77 vjeçare.
Aziz Dervishi ishte babai i Heroit Muhamet Dervishi, i cili ka rënë heroikisht në Betejën e Pashtrikut së bashku me Komandant Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarë të UÇK-së.
Ngushëllime të sinqerta familjes Dervishi!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!