VV në Drenas: Sa të jetë Pronto në pushtet, nuk do të kemi rrymë

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Drenas ka reaguar për mungesën e madhe të energjisë elektrike në këtë komunë.
Kryetari i qendrës së VV-së në Drenas Shemsi Elezi ka ironizuar me këtë fakt që po iu ndodhë çdo ditë qytetarëve të rajonit të Drenasit.
Ai nëpërmjet profilit të tij në facebook ka thënë: Po thonë s’po punon kërkush! Po ku me punu që prej orës 9 deri tash kur po shkruaj Drenasi pa energji elektrike. Populli ka vullnet për punë po sa të jetë Klani Pronto në pushtet,në KEK dhe KEDS kështu do të mbetet. Pronto Pronto Pronto. Këtë nuk po e them vetëm Unë,këtë shqetësim ma shprehen të paktën dhjetë pronarë biznesesh e njëri prej tyre haptas tha se vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! E ndryshon gjendjen në këtë vend.