Lushtaku në konflikt interesi (DOKUMENT)

Këshilltarit Komunal të Komunës së Skënderajt, Ukshin Lushtakut, i është dërguar një shkresë zyrtare nga Agjencia Kundër Korrupsionit përshkak të konfliktit të interesit.
Lushtaku përveç punës së këshilltarit ka ushtruar edhe biznesin e tij privat. Madje ai shihet të ketë pasur nën pronësi dy biznese private, “Security Code” dhe “D.P.H “Mega”, shkruan Indeksonline.
Në publikimin e AntiKorrupsionit thuhet se këshilltari komunal e ka filluar menjëherë procedurën e largimit nga biznesi “Security Code”, ndërsa për biznesin e dytë i ka filluar procedurat e mbylljes.
“ z. Lushtaku është bindur për kufizimin e ushtrimit të funksioneve menaxheriale në bizneset e tij private dhe menjëherë ka filluar procedurën e largimit nga ky funksion në biznesin “Security Code”, ndërsa për biznesin “Mega”, ka filluar proceduren e mbylljes”, thuhet në vendimin e lëshuar nga Agjencia.
Për biznesin “Security Code”, Lushtaku menjëherë ka gjetur një person të besueshëm. Derisa për biznesin tjetër “Mega”, nuk shihet se ka sjellur një dëshmi për shuarje të biznesit ose kalim të kompetencave tek dikush tjetër.
AntiKorrupsioni ka bërë të ditur se Lushtakut i është dhënë një afat kohor për t’i sjellur dokumentet e mbylljes së biznesit “Mega”. /Indeksonline/

