Lladrovci tregon se çfarë po ndodh me fabrikën e Behgjet Pacollit në Drenas

Kryetari i ri i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka thënë se është duke i realizuar të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Duke folur në një intervistë për mediat vendore, ai ka thënë është duke u finalizuar edhe projekti i Qendrës së re të biznesit.

Ndërsa, i pyetur lidhur me fabrikën e kërpudhave, të cilën pati premtuar që ta ndërtonte në këtë komunë kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, Lladrovci ka thënë se  deri më tani për këtë fabrikë nuk ka asgjë më shumë se një tabelë.

“Çdo investitor është i mirëseardhur, duke vepruar në pajtim me ligjin. Sigurisht, kjo vlen edhe për Fabrikën e kërpudhave që deri më tani nuk ka asgjë më shumë se një tabelë”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë