Gjetjet e Komisionit: Çakorri është jashtë territorit të Kosovës

 

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, sot gjatë ditës ka bërë publik draft-raportin e parë rreth gjetjeve për matjen e territorit të Kosovës. Zëdhënësi i këtij Komisioni, Tomor Qela, ka prezentuar këtë raport. Sipas tij, të gjitha gjetjet e ekspertëve tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

Këto të dhëna Komisioni i ka marrë në boletine të ndryshme. Qela në publikimin e draft-raporteve ka prezantuar publikime të anëtarëve të Komisionit në të cilat tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

“Raporti është i përbërë nga të dhëna fotografike. Gjatë gjithë kohës është ngritur një hipotezë e madhe rreth çështjes së territorit të Kosovës. Baza juridike, hartografike dhe komunikimi ka qenë themeli i procesit të matjes së territorit të Kosovës. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në ambientet e Qeverisë së Kosovës kanë deponuar dokumente hartografike të cilat përfshijnë matjen e territorit të Kosovës që nga viti 1976 deri më 2016”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë