Ky është kryetari i Iniciativës qytetare në Drenas (Foto)

 

Murat Bylykbashi, nga Tersteniku i Drenasit, është zgjedhur kryetar i Këshillit Iniciues për themelimin e Iniciativës qytetare në Drenas, e emëruar qysh ditën e parë me emrin “Qëndresa”.

Lajmin e ka konfirmuar për DrenicaOnline vet kryetari Bylykbashi, por i njëjti nuk ka dhënë me shumë detaje për këtë iniciativë.

“Këshilli iniciues është formuar, ku unë jam zgjedhur kryetar”, ka thënë shkurt Bylykbashi, me arsyetimin se është shumë i zënë me punë.

“DrenicaOnline” mbrëmë kishte raportuar se  disa qytetarë, të pakënaqur me qeverisjen komunale në Drenas kanë vendosur të themelojnë një iniciativë qytetare

Rreth kësaj iniciative, fillimisht janë përfshirë banorë të fshatrave, Tërstenik, Polluzhë, Verbovc dhe Shtuticë./DrenicaOnline/

Për më shume lajme, bëjë LIKE faqen e DrenicaOnline në Facebook: KLIKO KËTU  

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë